EMRI / Laçiani i dënuar me 4 vite burg arrestohet në Korçë

18 April 2024, 16:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI / Laçiani i dënuar me 4 vite burg arrestohet në
Foto ilustruese

Një 24-vjeçar, i dënuar për dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve emigrantëve të paligjshëm, është arrestuar në Korçë. 

Mësohet se në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u ndalua shtetasi në kërkim Fation Fufi, 24 vjeç, banues në Laç. 

Gjykata e Apelit Korçë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të datës 01.02.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet, 10 muaj e 11 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.  

Në vitin 2020, ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë transportuar me automjete, kundrejt fitimit, 15 emigrantë nga Vendet e Treta. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Video