
Një 40-vjeçar është plagosur me thikë ditën e djeshme (4 shkurt), nga një 39 vjeçar, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur përballë një lokali në qytetin e Korçës.
Sipas policisë, 49 vjeçari Ergys Shtylla deklaroi se ishte qëlluar për motive të dobëta nga 39 vjeçarit me inicialet D. M.
‘Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D. M, 39 vjeç. Shtetasi E. Sh, në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D. M’, njoftoi sot policia.
Prokuroria vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.