
Kajmaku i Vorës rifutet në tenderat e qeverisë, gjykata i heq sk...
8 Shkurt, 19:40Fokus
Ervin Muça, shefi i IT në Policinë e Shtetit i cili u pezullua pas dyshimeve se ka ndërhyrë në sistemin TIMS, ka dalë sot në gjyq.
Ai ka deklaruar sërish se ka bërë vetëm detyrën dhe nuk ka kryer asnjë shkelje.
“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj.
Deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk më ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës.