Kokainë, çanta dhe tufë të mëdha me para/ Pamjet kur policia italiane dhe shqiptare kryejnë kontrolle! (Miliona euro të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste)

21 May 2025, 10:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kokainë, çanta dhe tufë të mëdha me para/ Pamjet kur

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacioni “Ura” të zhvilluar nga autoritetet e vendit fqinj dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku janë lëshuar 52 urdhër arreste, ndërsa janë sekuestruar miliona euro.

Në pamje shihen çanta të tëra me euro, pako me kokainë, plane nga sallat operative dhe të vëzhgimit, si dhe pamje të filmuara gjatë fazës hetimore.

Operacioni kundër trafikut të narkotikëve është zhvilluar në Itali dhe në disa qytete në Shqipëri. Në vendin tonë urdhër arrestet janë lëshuar me urdhër të SPAK.



Video