KLP miraton mbarimin e mandatit të Alfred Ballës me 9 vota pro

27 May 2024, 17:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KLP miraton mbarimin e mandatit të Alfred Ballës me 9 vota pro
Ish-kreu i KLP, Alfred Balla

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me 9 vota pro mbarimin e mandatit të Alfred Ballës.

Kundër ka votuar vetëm Nurihan Seiti.

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përfundimin e mandatit të kryetarit Alfred Balla është zhvilluar me debate të forta.

Më 21 maj, KPA vendosi përjashtimin e tij me 15 vite nga sistemi i drejtësisë të Ballës, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë që e mbylli procesin e tij pa një vendim.

Sipas vendimit të KPA, Balla s'ka të drejtë për t'u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.


Video