"Kjo POLITIKANE natën RRI me Kurtin dhe gjithë ditën..."/ Milaim Zeka: Po ndjek strategjinë e Vuçiçit

23 May 2024, 14:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kjo POLITIKANE natën RRI me Kurtin dhe gjithë
Fiori Dardha dhe Milaim Zeka

“Donika Gërvalla e dinte fare mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draft dhe nuk e krijon asosacionin”.

Kështu pohoi sot gazetari Milaim Zeka në një lidhje me emisionin Breaking nga Fiori Dardha në Top News.

Zeka shkon edhe më tej, teksa deklaron se edhe përballja mes Gërvallës dhe Vjosa Osmanit është e sajuar. “Vjosa Osmani gjithë ditën është me perëndimorët e gjithë natën është me Albinin dhe me Donika Gërvallën”, tha Zeka për Breaking.

“Me perëndimin ( jo me Vuccicin) jemi katandisur në këtë gjendje saqë Donika Gervalla, ministre e një vendi që nuk prodhon as domate, as kastraveca, ministre e një vendi që nuk paraqet në mënyrë absolute kurrfarë rëndësie për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjen kohën për tu tallur dhe për të thënë qe po, ne e dorëzojmë draftin, në kohën kur ajo e dinte fare mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draft, Albin Kurti nuk e krijon asociacionin. Madje e shpiken këtë teorinë e konfrontimit gjasme mes Gërvallës dhe presidentes Vjosa Osmani. (...) Presidentja ngjason shumë me Vucciccin në një pikë. Vuçiçi po përdor një strategji mes lindjes dhe perëndimit. Gjithë ditën është me perëndimin, e gjithë natën është me Putinin. Të njëjtën gjë po e bën dhe Vjosa Osmani: Gjithë ditën është me perëndimorët e gjithë natën është me Albinin dhe me Donika Gërvallën”, tha ai.

 


Video