Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është identifikuar personi i cili u mbyt pasditen e kësaj të mërkure në lumin e Matit në afërsi të Urës së Zogut. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Valentin Nikolli 22 vjeç nga Fushë Miloti.
Mësohet se ai kishte shkuar së bashku me dy shokë të tij për të peshkuar. 22-vjeçari është futur për t’u larë dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Shokët e kanë parë atë për disa minuta dhe më pas u ka humbur. Kanë qenë dy shokët e tij, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Forca të shumta të uniformave blu dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet mbërritja e polumbarëve për të nxjerrë trupin e pajetë.