Emrat/ "50 euro për një orë", detaje nga arrestimi i dy kolumbianeve për prostitucion në Fier: U spiunuan nga banorët e pallatit!

16 June 2026, 09:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emrat/ "50 euro për një orë", detaje nga arrestimi i dy
Foto ilustruese

Dy kolumbiane janë arrestuar në Fier për prostitucion. Ato kishin marrë një banesë me qira për të ushtruar këtë veprimtari.

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion.

Dina Camargo dhe Geraldine Calderon kishin marrë me qira një banesë ky kryenin këtë veprimtari. 

Mësohet se dy motrat prostituta kishin rënë në sy të banorëve të pallatit pas hyrje daljeve të shumta të meshkujve në banesën e tyre, çka ka bërë që më pas të vihet në dijeni policia.

Për çdo marrëdhënie ato merrnin pagesën e 50 eurove për një orë, pohuan burime informacioni.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen edhe tre persona të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari dhe 6 telefona celularë.


Video