Kim flet edhe për Kadastrën e Durrësit: Përgjegjësit e shkeljeve të vihen para drejtësisë

31 March 2022, 16:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kim flet edhe për Kadastrën e Durrësit: Përgjegjësit e

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përshëndet raportin prej 600 faqesh të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës mbi problematikat e mëdha e të thella të regjistrimit të pronave në Durrës.

“E vlerësojmë raportin sa i takon shpërdorimit dhe krimit potencial me pronat në Durrës. Presim hapa konkretë për të vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës, rritur transparencën dhe mbyllur çdo dritare për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe kudo në Shqipëri”, thotë Ambasadorja.

Sipas Kim, këto hapa do të tërheqin më shumë investime të huaja, përfshirë këtu ato amerikane dhe do të afrojnë vendin me BE-në.

Agjencia e Kadastrës publikoi një raport, sipas të cilit në mbi 3 mijë prona në bregdetin e Durrësit kishte ndërhyrje të paligjshme në regjistra.


Video