Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ministria e Arsimit dhe Sportit iu ka kthyer përgjigje negative studentëve të cilët dorëzuan një peticion ku kërkonin një bonus prej 100 eurosh për shkak të rritjes së çmimeve.
Në përgjigjen e saj, ministria thekson se i ka ezauruar të gjithë mundësitë për të ofruar lehtësira për studentët dhe se nuk mund t'iu janë edhe nga 100 euroi. Ajo thotë se studentët i ka përkrahur me forma të tjera, siç është përjashtimi ose ulja e tarifës vjetore.
“I kemi përkrahur studentët nëpërmjet përjashtimit ose uljes së tarifës vjetore. Ofrojmë bursa për studentët me rezultate të larta ose të kategorive në nevojë. Janë ezauruar të gjitha mundësitë për të ofruar lehtësira për studentët”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.