Gjykata Administrative ka shpallur moskompetencë për padinë e Naureda Llagamit, e cila kërkonte shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Lartë dhe emërimin e saj në Gjykatën Kushtetuese.
Çështja i kalon Kushtetueses si juridiksion për shqyrtimin e kësaj padie.
Pak javë më parë, Gjykata e Lartë zgjodhi Asim Vokshin si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, i cili mori më shume vota se Llagami.
Por, kjo e fundit pretendoi se një votë ishte shpallur e pavlefshme qëllimisht, ndaj ju drejtua Administratives.
Vokshi u zgjodh bazuar në pikëzimin e kryer nga ana e KED, ku ai u rëndit i pari, pasi gjatë votimit në Mbledhjen e Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë asnjë prej tre kandidatëve nuk arriti të sigurojë 3/5-at e votave, sipas përcaktimeve ligjore.