Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i Posaçëm cakton datën për seancën ndaj Ilir Metës

13 November 2024, 15:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i Posaçëm cakton datën

Apei i Posaçëm ka caktuar datën 19 nëntor ora 10:00, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në arrest me burg.

Meta ndodhet në paraburgimin e “313” në Tiranë, që pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, është lënë në detyrim paraqitje, për të njëjtat akuza.


Video