Kanë 35 vjet që presin tu asfaltohet rruga, banorët e gjashtë fshatrave në Vlorë bllokojnë aksin kombëtar në shenjë proteste

28 September 2025, 12:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kanë 35 vjet që presin tu asfaltohet rruga, banorët e

Banorët e gjashtë fshatrave të lumit të Vlorës protestuan për rrugën që lidh fshatrat e tyre me njëri-tjetrin.

Prej më shumë se 35 vitesh këta banorë janë në pritje të asfaltit, sipas protestuesve fshatrat janë braktisur pikërisht prej mungesës së infrastrukturës, e cila e bën edhe më të vështirë marrjen e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore.

Situata më e vështirë është gjatë dimrit, ku prezenca e baltës e bën edhe më të vështirë futjen e automjeteve në këtë zonë.

Protesta ishte paqësore dhe pa incidente.

Aksi rrugor që lidh Vlorën me Qeparoin u bllokua për 20 minuta, vargu i makinave në këtë fundjavë që tepër i gjatë, gjithsesi protesta përfundoi sapo banorët shprehën kërkesat e tyre, që ishte shtrimi i rrugëve të 6 fshatrave.


Video