
Vitaminat dhe mineralet janë lëndë ushqyese thelbësore, sepse ato kryejnë shumë funksione të rëndësishme në organizmin tonë dhe ndihmojnë në forcimin e kockave, shërimin e plagëve dhe forcimin e sistemit imunitar.
Gjithashtu shndërrojnë ushqimin në energji dhe ndikojnë në rigjenerimin e dëmtimeve qelizore. Ekziston një ekulibër midis marrjes së mjaftueshme të këtyre suplementeve ushqimore (që është e domosdoshme për ruajtjen e homeostazës së organizmit) dhe mbidozimit (që alteron funksionin e tij). Ky ekulibër ruhet duke vlerësuar përqëndrim në gjak të këtyre elementëve thelbësor. Testimi i vitaminave dhe mineraleve është një metodë depistuese e shkëlqyer për të vlerësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe regjimin tuaj ushqimor. Duke njohur përqëndrimet e tyre në organizëm, pas konsultimit me mjekët specialistë, mund të orientoheni drejt marrjes së dozave më të përshtatshme të vitaminave apo mineraleve që i nevojiten trupit tuaj për të qëndruar i shëndetshëm.
KUR DUHET KRYER TESTIMI I VITAMINAVE DHE MINERALEVE?
Nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës (për të njëjtin regjim ushqimor dhe fizik) ose regjimi juaj ushqimor nuk i plotëson nevojat e organizmit (lodhje fizike, stres mendor, sëmundje të tjera shoqëruese që pengojnë përthithjen e këtyre elementëve nga ushqimi), është momenti për tu testuar. Testet e vitaminave dhe mineraleve rekomandohen edhe për njerëzit që janë në rrezik për mungesë vitaminash por edhe për ata që marrin suplemente në mënyrë të pakontrolluar dhe të pa monituar nga mjeku.
Rekomandohet të testoheni në prani të një ose disa prej simptomave të mëposhtme:
Lodhje, dobësi e muskujve, dhimbje kyçesh ose thonjë të brishtë;
Një histori e sindromës së keqpërthithjes ose kushteve të tjera qëndikojnë në përthithjen e lëndëve ushqyese;
Një dietë vegjetariane ose vegane;
Një çrregullim i të ushqyerit;
Konsumimi i tepërt i alkoolit;
Stresi kronik.
FUNKSIONI I VITAMINAVE DHE MINERALEVE NË ORGANIZËM:
Vitamina A ndihmon në formimin dhe ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, kockave, indeve të buta, mukozave dhe lëkurës.
Riboflavina (vitamina B2) bashkëvepron me vitaminat e tjera B. Është e rëndësishme për rritjen e trupit dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Vitamina B6 quhet ndryshe piridoksine. Vitamina B6 ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe mirëmbajtjen e funksionit të trurit. Kjo vitaminë gjithashtu luan rol të rëndësishëm në metabolizmin e proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve.
Acidi Folik apo Folatet (Vitamina B9) punon me vitaminën B12 për të ndihmuar në formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Është i nevojshëm për prodhimin e ADN-së, e cila kontrollon rritjen e indeve dhe funksionin e qelizave. Çdo grua që është shtatzënë duhet të jetë e sigurt që të marrë mjaftueshëm folate. Nivelet e ulëta të folatit janë të lidhura me defekte të lindjes si spina bifida.
Vitamina B12, ashtu si vitaminat e tjera të grupit B, është e rëndësishme për metabolizmin. Ndihmon gjithashtu në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në mirëmbajtjen e sistemit nervor qëndror dhe periferik.
Vitamina C, e quajtur edhe acid askorbik, është një antioksidant i nevojshëm për të pasur dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm. Ndihmon trupin të përthithë hekurin dhe të mbajë indet e shëndetshme. Është gjithashtu thelbësor për shërimin e plagëve.
Vitamina D njihet edhe si "vitamina e diellit", sepse prodhohet nga trupi pas ekspozimit në diell. Dhjetë deri në 15 minuta rreze dielli 3 herë në javë janë të mjaftueshme për të prodhuar kërkesat e trupit për vitaminë D për shumicën e njerëzve në shumicën e gjerësive gjeografike. Njerëzit që nuk jetojnë në vende me diell mund të mos prodhojnë mjaftueshëm vitaminë D. Është shumë e vështirë të marrësh mjaftueshëm vitaminë D vetëm nga burimet ushqimore. Vitamina D ndihmon trupin të absor- bojë kalciumin. Ju keni nevojë për kalcium për zhvillimin normal te dhëmbëve dhe per kocka të shëndetshme.
Vitamina E është një antioksidant i njohur edhe si tokoferol. Ndihmon trupin të formojë qelizat e kuqe të gjakut dhe të përdorë vitaminën K.
Kalciumi është i rëndësishëm për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm, ndihmon në tkurrjen dhe relaksimin e muskulaturës; është i rëndësishëm në funksionimin e nervave, mpiksjen e gjakut, rregullimin e presionit të gjakut, për shëndetin e sistemit imunitar, etj.
Magnezi gjendet në kocka, është i nevojshëm për prodhimin e proteinave, tkurrjen e muskujve, transme- timin nervor, shëndetin e sistemit imunitar, etj.
Fosfori është i rëndësishëm për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm, gjendet në çdo qelizë dhe është pjesë e sistemit që ruan ekuilibrin acido-bazik.
Seleniumi është një mineral për të cilin njerëzit kanë nevojë për të qëndruar të shëndetshëm. Luan rol në shumë procese trupore, si në riprodhim, funksionin e gjëndrës tiroide, prodhimin e ADN-së, mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira, etj.
Ju mund të përfitoni nga paketat e mëposhtme pranë cdo filiali në rrjetin e laboratorëve Intermedica :
Testimi bazë i Vitaminave
1) Vitamina B12
2) Acidi Folik (Vitamina B9)
3) Vitamina D (25-OH-VD)
4) Kalciumi Total (Ca)
5) Magnezi (Mg)
6) Fosfori (Ph)
7) Gjak komplet
8) Sediment
9) Glicemi
10) Sideremi
Nga 9.400 në 6.500 Lekë
Vitaminat dhe Mineralet
1) Vitamina A
2) Vitamina B2
3) Vitamina B6
4) Acidi Folik (Vitamina B9)
5) Vitamina B12
6) Vitamina C
7) Vitamina D (25-OH-VD)
8) Vitamina E
9) Kalciumi Total (Ca)
10) Magnezi (Mg)
11) Fosfori (Ph)
12) Selenium
13) Gjak komplet
14) Sediment
15) Glicemi
16) Sideremi
Nga 32.500në 23.000 Lekë
Intermedica Qëndrore: Rruga “Panorama” (pranë Hipotekës), Tiranë
Tel. : 042 200 600
www.intermedica.al