Italia, Greqia dhe vendet fqinje morën masa për rritjen e çmimit të naftës, Shqipëria rikthen Bordin e Transparencës me firmën e Ramës!

23 Mars 2026, 15:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve pas shtrenjtimit të çmimeve, pas luftës në Lindjen e Mesme.

Vendimi është marrë me firmë të kryeministrit Edi Rama dhe kompanitë kanë afat deri më datë 24 mars që të dorëzojnë pranë ministrit përgjegjës për Ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi. 

Bordi pritet të mblidhet brenda kësaj jave për caktuar çmimet tavan për tregtimin e naftës. 

Prej 5 ditësh çmimi i naftës me pakicë në vend nuk ka pësuar asnjë ndryshim, pavarësisht luhatjeve në bursën ndërkombëtare ndikuar nga konflikti në lindjen e mesme.

Italia, Greqia dhe vendet fqinje morën masa për rritjen e
Vendimi është marrë me firmë të kryeministrit Edi Rama

Kompanitë e karburanteve i kanë fiksuar çmimet në 214 lekë dhe 217 lekë që prej 19 marsit.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi të shtunën se akciza do të ulet me 20% kur çmimi të kapërcejë mbi 220 lekë për litër.


Video