“Fluturimi” i çmimeve të naftës/ Kosova del me vendim qeverie për ndalimin e abuzimeve, Shqipëria shton kontrollet në terren!

4 Mars 2026, 15:20Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Autoriteti i Konkurrencës/ Lufta në Iran/ Minitrja e Kosovës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar një vendim sa i përket çmimeve të naftës, që u rritën menjëherë pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Ajo ka nënshkruar vendimin për caktimin e produkteve të naftës.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitjet me shumicë është deri në 2 cent për litër.

“Fluturimi” i çmimeve të naftës/ Kosova del me


Kurse, për shitjet me pakicë është deri në 12 cent për litër, ky vendim do të hyjë në fuqi 1 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Ndërkohë në Shqipëri pas lajmeve nga mediat, "zgjohet" Autoriteti i Konkurrencës dhe njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve, si në shumicë ashtu edhe në pakicë, 

Sipas autoritetit të Konkurrencës, të gjitha subjektet që operojnë në këtë treg janë aktualisht nën monitorim.

“Fluturimi” i çmimeve të naftës/ Kosova del me

Çdo rritje apo luhatje çmimi që nuk reflekton në mënyrë proporcionale ndryshimet në bursat ndërkombëtare do të verifikohet dhe, nëse është e pajustifikuar, do të shoqërohet me masa sipas ligjit.

Qëllimi i këtij procesi është garantimi i transparencës, funksionimit të rregullt të tregut dhe mbrojtja e konsumatorëve nga çmime të padrejta apo praktika jo konkurruese.

Në rast se vërehen luhatje të çmimeve që tejkalojnë masën e ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, Autoriteti deklaron se në zbatim të ligjit nr. 9121/2003, do të ndërmarrë masat e nevojshme sipas kompetencave të tij.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video