VanHorn: 270 kompanitë e Dhomës Amerikane të Tregtisë gjenerojnë gati 25% të PBB-së në Shqipëri

26 Shkurt 2026, 17:25Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka zhvilluar një takim të mërkurën me Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ndërsa vlerëson se 270 kompanitë që ajo përfaqëson gjenerojnë gati 25% të PBB-së në Shqipëri.

“Duke përfaqësuar 270 kompani anëtare që gjenerojnë gati 25 përqind të PBB-së së Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë, si dhe një motor për rritjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, në takimin e djeshëm në Dhomën Amerikane diskutoi mbi strategjitë për rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane dhe krijimin e kushteve të barabarta për të tërhequr më shumë biznese amerikane në Shqipëri.


Video