"Opozitari" Erion Braçe, kërkesë ministres së Ekonomisë: Gjeni zgjidhje për pensionistët që s’përfituan nga skema e kompensimit

2 Mars 2026, 17:45Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputeti i PS, Erion Braçe i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë me një kërkesë për të gjetur një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se kjo do të ndodhte do të ishte një zgjidhje e një padrejtësie.

“Do doja t’i kërkoja ministrisë që të gjejë një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit. Do ishte shumë mirë nëse do të ndodhte dhe do zgjidhte një padrejtësi”, tha deputeti socialist.

“Ka një grup pensionistësh që nuk e kanë përfituar kompensimin e të ardhurave dhe brenda këtij grupi është një grup tjetër që për fare pak ditë apo muaj pune nuk e kanë përfituar pensionin e plotë të pleqërisë.

Do të doja t’i kërkoja ministrisë përkatëse që të gjejë një zgjidhje për këtë kategori pensionistësh që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave për fare pak gjë. Do të ishte mirë që edhe kjo kategori pensionistësh të përfitonin nga vendimi i qeverisë”, vijoi më tej Braçe.

 


Video