“Ishte humori i ekipit”, flet trajneri i 14-vjeçarit: Dje ishte në ndeshje, humbje e madhe

18 November 2024, 21:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ishte humori i ekipit”, flet trajneri i 14-vjeçarit: Dje
Egert Bakalli

Egert Bakalli trajneri i skuadrës ku luante 14-vjeçari që humbi jetën pas një sherri sot, tregon mes dhimbjes se Martin Cami ishte djalë shembullor.

“Një humbje e madhe për familjen, për mua si trajner dhe për akademinë. Ka qenë një nga lojtarët…humori i ekipit, dhimbje e madhe për të gjithë ne, sidomos për familjen dhe ne akademikët, Dje i kisha në ndeshje këta çunat, humorista, ça të them, humbje e madhe. Ne si mësues mundohemi ti edukojmë edhe në sport.

Kishim lënë stërvitje sot nga liqeni, kur e mora vesh i mblodha djemtë te liqeni dhe u fola se ishin të traumatizuar. Jemi si ekip, Martini ishte si trajner i dytë për mua, Luisi djalë shumë i mirë.

Ky ka marrë 4 plagë, po presim të përmendet, ndërsa Martinin e kanë çuar në morg. Ishin të dy lojtarë shumë të mirë, me sjellje të mira. Nuk e di si ka ndodhur, thonë që janë sharë ditën e premte dhe e kanë lënë të takohen të hënën”, u shpreh mes dhimbjes trajneri.


Video