Tragjike / Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit dhe ndërron jetë 63-vjeçari në Laprakë

18 November 2024, 16:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike / Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit dhe ndërron jetë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak çaste më parë në zonën e Laprakës, në Tiranë, ku një 63-vjeçar ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se shtetasi me inicialet A.B i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit.

“Më datë 18.11.2024, rreth orës 16:25, në Laprakë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasi A. B., 63 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e Tiranës.


Video