Një sherr me thika mes adoleshentëve i mori parakohe jetën 14-vjeçarit Martin Cani.
Djaloshi nuk i mbijetoi plagëve të marra pas sherrit në afërsi të shkollën “Fan Noli”, pasi thika i kishte prekur zemrën.
Martin Cani ishte një 14-vjeçar i talentuar, pjesë e të rinjve të skuadrës së “Dinamo City”. Klubi kryeqytetas ka reaguar së fundmi mbi ngjarjen e rëndë, duke thënë se janë thellësisht të tronditur.
Reagimi i klubit të Dinamos:
Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira.
U prehsh në paqe Martin!