ISHP konfirmon prezencën e varianteve BA1 dhe BA2 të Omicron

5 April 2022, 11:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

ISHP konfirmon prezencën e varianteve BA1 dhe BA2 të Omicron

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon praninë e varianteve të reja të koronavirusit, BA1 Omicron dhe BA2 Omicron.

Sipas rezultatit të testimeve të mbërritura nga Gjermania, 86% e 556 mostrave të dërguara ishin me variantin BA2.

“Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë”, thotë ISHP në një deklaratë për mediat.


Video