Ndër më të kërkuarit nga Interpol, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Ekuador (VIDEO)

4 April 2022, 17:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndër më të kërkuarit nga Interpol, arrestohet

Një shqiptar i kërkuar nga Holanda është arrestuar në Ekuador. Nezdet Vokshi, 52 vjeç, është arrestuar në Ekuador pasditen e së shtunës, i dyshuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, shkruajnë mediat ekuadoriane.

Vokshi ishte në Listën e Kuqe të Interpolit që nga 15 marsi pasi shërbimet hetimore gjetën vendndodhjen e tij. Ai ishte i arratisur që në vitin 2010 dhe fillimisht iku në Peru dhe më pas u shpërngul në Ekuador. 52-vjeçari u kap teksa drejtonte një kamion Ford në një zonë pranë rezidencës së tij në Villa Club.

Ai ndodhej në Ekuador me gruan dhe vajzën e tij që nga viti 2018, vit në të cilin ai kaloi nga Peruja në Ekuador përmes kufirit tokësor. Policia pas arrestimit sekuestroi edhe 6 celulare.

Nga kërkimet e bëra Vokshi ishte regjistruar si tregtar frutash në Ekuador. Prej kohësh ai mundi t’i shpëtojë autoriteteve, ndërsa rezulton se ishte regjistruar po ashtu si tregtar edhe në Barcelonë, Spanjë.


Video