Dy ditë pas ekzekutimit të Iljaz Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, mediat shkruajnë se policia dhe prokuroria kanë kanë pak ose aspak prova në dorë.
Autorët nuk kanë lënë asnjë gëzhojë në vend, ndryshe nga atentatet e tjera ku ka patur makina të djegura. Detaj që e bën këtë atentat të ndryshëm nga ngjarjet e tjera.
Autorët kanë përfituar nga errësira në rrugë duke u zhdukur menjëherë pas ekzekutimit të Iljaz Çalit, ka humbur jetën prej dy plumbave të marrë në trup, ku njëri i ka shkaktuar dëmtime në pjesën abdominale, kurse tjetri në qafë duke mos i dhëën asnjë mundësi shpëtimi.
Rezulton se 37-vjeçari Iljaz Çali kishte pirë një kafe me të vëllain Zeqirin në një nga zonat e Tiranës dhe më pas është nisur për në shtëpi. Gjatë rrugës ai ka marrë edhe një sufllaqe në një “fast food” në rrugën e Elbasanit, i cili u gjet nga policia i pakonsumuar në makinë.
Prokuroria po heton ne disa pista për vrasjen e Çalit, ku njëra prej tyre është ajo e konfliktit për shkak të kromit në Bulqizë, pasi Çali me të vëllanë kanë një kompani që nxjerr këtë mineral. Në dëshminë e tij, vëllai i Iljazit, Zeqiri ka deklaruar se kanë patur konflikt me dy persona për shkak të kromit, ku njëri prej tyre i ka vëllezërve 1 milion dollar borxh.