Ish-kryebashkiaku i Divjakës në GJKKO, akuzohet për shpërdorim detyre!

21 Korrik 2026, 11:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fredi Kokoneshi

Ish-kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, u paraqit në Gjykatën e Posaçme, pasi pritet të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të tij dhe tre të pandehurve të tjerë.

Kokoneshi është i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në të njëjtën dosje po gjykohen edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.

SPAK i akuzon se kanë shkelur ligjin lidhur me procedurat e dhënies me qira të disa tokave bujqësore për ngritjen e impianteve diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar.


Video