Kthjellime dhe temperatura deri në 37 gradë, parashikimi i motit për këtë të martë!

21 Korrik 2026, 07:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternime vranësirash kryesisht mesatare përgjatë relieveve malore në veri e lindje në mesditë deri pasdite.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.


Video