EMRAT: Ja kush janë tre personat që mbetën të plagosur pas përplasjes me armë në Elbasan

20 Korrik 2026, 21:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Janë identifikuar tre personat e mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e sotme në një lokal në lagjen “Banesa” në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur: Bjorgi Hoxha, 19 vjeç; Renaldo Mance, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç.

Tre të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe motiveve që çuan në përdorimin e armës së zjarrit.


Video