Shkelje në tenderë me vlerë 30 milionë Euro, nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë

21 Korrik 2026, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Isai

Nis seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së  që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. 

Bëhet fjalë për një hetim mbi 3 procedurash prokurimi në vitin 2020 që në total e kalojnë vlerën e 30 milionë eurove.

GJKKO pritet të vendosë nëse e pranon kërkesën e spak për kalimin në gjykim të dosjes, e kthen pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen

Të pandehurit:

Erion Isai                        Kreu i bashkisë Kolonjë          

Eljona Mydini                 Ish zv. Kryetare e Bashkisë Kolonjë

Erjon Cenko                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Engjëll Dine                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë


Ermal Zylfo                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Armand Tafil                  Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Muharrem Tartari.        Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Shpëtim Liço.                  Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Ergys Verdho                  Ish kreu i ARRSH

Erald Elezi                      Ish drejtor në ARRSH

Genti Raça                      Përgjegjës preventivi në ARRSH

Donikë Shehu                 Ish specialiste në ARRSH

Klarita Konomi.      Ish specialiste në ARRSH

Nikollaq Mihali.       Specialisti në ARRSH

Erdit Salillari.         Përgjegjës sektori në ARRSH


Video