VIDEO/ IKMT hedh në erë godinën 5-katëshe në Dhërmi, nuk dihet se kush e kishte ndërtuar

11 December 2022, 15:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
VIDEO/ IKMT hedh në erë godinën 5-katëshe në
Objekti i shembur

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur rreth orës 15:00 të ditë së sotme me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh (4 kate mbi tokë një nën tokë) pa leje në Dhërmi.

Sipërfaqja e ndërtimit të këtij objekti ka qenë 2160 metër katror dhe për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku janë vendosur 30 kilogramë lëndë eksplozive.

Nuk dihet se kush është personi që e kishte ndërtuar këtë godinë vite më parë.


Video