I riu shqiptar kapet me 11 kilogram kokainë në Itali

26 January 2025, 17:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I riu shqiptar kapet me 11 kilogram kokainë në Itali
Foto ilustruese

Një 25-vjeçar shqiptar, me banim në provincën e Firences, u arrestua nga policia rrugore e Bolonjës.

Shqiptarit iu gjetën dhjetë pako kokainë, me peshë totale 11 kilogramë, të fshehura brenda një ndarje midis bagazhit dhe sediljes së pasme dhe ishte e aksesueshme vetëm duke përdorur çelësat e fshehur.

Pranë kabinës së pagesës Borgo Panigale, policia ka vënë re një makinë Renault Clio, e cila ka ndaluar dhe ka sekuestruar drogën, e cila sipas policisë rrugore mund të sillte deri në 850 mijë euro.


Video