
Zjarri në një prej pallatet e kompleksit “Kika 1” te Komuna e Parisit u shkaktua nga një prej kompresorëve të Eco Market.
Një sistem kompresorësh frigoriferikë i Eco Market ishte vendosur në garazhin e pallatit, e mesa duket ishte në gjendje aq të amortizuar sa shpërtheu në flakë duke shkrumbuar disa mjete që ndodheshin të parkuara aty.
Zjarri ishte me intensitet aq të lartë sa që u deshën më shumë se 2 orë për ta vënë nën kontroll, teksa banorët e tmerruar u evakuuan nga forcat zjarrfikëse. Katër banorë morën lëndime dhe u trajtuan në spital.
Mbetet e paqartë nëse flakët kanë shkaktuar dëme strukturore në kollonat e pallatit. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse është e lejueshme instalimi i pajisjeve të tilla me rrisk të lartë në ambiente të mbyllura nëntokësore si parkingjet e pallateve.