Mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren në Astir, arrestohet njëri prej autorëve

26 Janar 2025, 13:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sajma Qordja

Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në zonën e Astirit më 9 janar.

Në pranga ka rënë 36-vjeçari, Ermal Binjaku me precedent të mëparshëm penal.

Policia e Tiranës, një ditë pas ngjarjes, më 10 janar, shpalli në kërkim 5 persona, mes tyre Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë i cili është i dashuri i vajzës 21-veçare.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren  në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.

Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, më 9 janar, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.

Ndaj personave të përfshirë në këtë çështje rëndojnë akuzat “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”

Video