Skandali me emërimet në Doganën e Përgjithshme/ Denoncim në VoxN...
8 Maj, 12:58Fokus
Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një kanal vaditës në Koulouta, Imathia, në Greqi.
Kanë qenë zjarrfikësit që kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mesditën e së mërkurës, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia.
Vendi ku u gjet i ndjeri është në një zonë rurale midis fshatrave Diavatos dhe Kouloura të Imathia.
Operacionin për rikuperimin e trupit e kryen 15 zjarrfikës me katër automjete duke përfshirë edhe ekipin e zhytësve të EMAK-së së 2-të me një varkë shpëtimi.
Policia e Verisë po kryen hetimet paraprake për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike, njoftojnë mediat greke.