I nxehti përvëlues përfshin vendin, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë

10 Gusht 2025, 08:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit hera-herës do të arrijë 8-14 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat pritet të regjistrojnë vlera të larta, duke arritur deri në 42°C në disa zona të vendit.



Video