Kanë dalë pamjet që tregojnë automjetin tip “Range Rover”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, që la pas tri viktima dhe një të plagosur.
Autorët e kanë djegur në fshatin Golem makinën luksoze që përdorën për të qëlluar në drejtim të “Mercedes Benz-it” me targa kroate, ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Nga pamjet shihet se automjeti është shkrumbuar plotësisht nga flakët.
Makina e autorëve është djegur pranë ish-repartit ushtarak në fshatin Golem, të njësisë Rrethina.
Ky lokacion është jo më larg se 5 minuta nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë, në lagjen Dobraç.
Policia në njoftimin për ngjarjen sqaronte se brenda mjetit tip "Range Rover" janë gjetur edhe dy armë automatike, nga të cilat besohet se janë qitur më shumë se 25 gëzhoja në vendin e ngjarjes..