Atentati në Shkodër, RENEA hyn në Dobraç, kontrolle në zonën e Bajrajve. Arlind Bushati ka plagë në kokë, në rrezik për jetën

30 October 2024, 20:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati në Shkodër, RENEA hyn në Dobraç, kontrolle
Atentati ne Shkoder, pamje nga vendi i ngjarjes

Shkodra është tronditur pasditen e sotme nga një atentat të ndodhur në zonën e Dobraçit, duke lënë pas dy të vrarë dhe dy të plagosur rëndë pasditen e sotme.

Viktimë ka mbetur Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Flutura Basha, një kalimtare e pafajshme që po udhëtonte me bashkëshortin e saj me motor. Ndërsa janë plagosur rëndë Arlind Bushati, djali Xhemal Bushatit, ish-kandidati i PD për kryebashkiak dhe bashkëshorti i kalimtares që humbi jetën, Bashkim Basha.

Ndërkohë, RENEA ka hyrë sot pasdite në Dobraç, ku ka ushtruar kontrolle të shumta në zonën e Bajrajve.

Deri më tani nuk ka të shoqëruar, por vetëm dëshmitarë dhe persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Sakaq, burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se Arlind Bushati ka marrë plagë në kokë dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë për shkak se ka dhe hemorragji të madhe duke i rrezikuar dhe jetën.

 


Video