Eksplozivi në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci: Dyshoj se lidhet me detyrën

30 September 2025, 09:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eksplozivi në makinën e kryetarit të Njësisë
Ilir Loci

Kryetari i Njësisë Administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, në makinën e të cilit u vendos një sasi eksplozivi mbrëmjen e së hënës, ka pretenduar se nuk ka konflikte me njeri.

Objektivi ka qenë makina e Locit, por e dëmtuar ka mbetur edhe automjet aty pranë, që i përket një personi që po darkonte në restorantin ku ndodhi ngjarja.

Makina tjetër ndodhej rreth 10 metra larg Range Roverit të Locit. Paraprakisht dyshohet se sulmi të jetë një paralajmërim lidhur me detyrën e Locit.

Eksplozivi u hodh nga një rrugicë krah restorantit. Ndërkohë, policia po vazhdon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe identifikuar dhe kapur autorin.

Loci më parë ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë Krujë.


Video