Sulmi ndaj "CFO Pharma"-s së Nadir Çaushollit, zbardhen ROLET e autorëve: Njëri ishte qitësi, tjetri…

18 Mars 2025, 11:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
CFO Pharma, biznesit të Nadir Çaushollit në autostradën, Tiranë-Durrës

Dy dyshohet se kanë qenë autorët e sulmit me armë zjarri ndaj "CFO Pharma", biznesit të Nadir Çaushollit në autostradën, Tiranë-Durrës.

Njëri ka patur rolin e qitësit, ndërsa tjetri ka qenë drejtuesi i makinës, me të cilën janë larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë mësohet se është tentuar të fshihet ngjarja e rëndë.

Sulmi me armë zjarri ka ndodhur në 02:00 të natës, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 08:10.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Video