Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi pasi dyshohet se ka marrë pjesë në tentativën për të vrarë një 27-vjeçar.
Sipas mediave greke, disa ditë më parë një i ri nga Algjeria u qëlluar 14 herë me armë nga një makinë me tre persona në të, por plumbat nuk e kanë kapur. Më pas personat që ndodheshin në makinë kanë zbritur dhe e kanë dhunuar barbarisht, e më pas janë larguar.
Algjeriani u dërgua në spital, ku edhe sot ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve të dyshuar, i cili është shqiptar.
Ky i fundit dyshohet se është paguar nga një shtetas algjerian për të vrarë objektivin, ndërsa shkak dyshohet prishja e pazareve të drogë.