
Personi që qëlloi me grusht Sali Berishën, Gert Shehu ka kërkuar që të mos ndiqen penalisht truprojat e kreut të Partisë Demokratike që e dhunuan pas sulmit që i bëri kryedemokratit.
Ata rrezikonin të merreshin nën hetim për plagosje të lehtë me dashje ose dëmtime të tjera me dashje, pasi 31-vjeçari ende ndodhet në spitalin e Traumës për shkak të goditjeve të marra. Por Shehu duket se ka vendosur që të mos i kallëzojë penalisht.
Kujtojmë se kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre.
Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. Edhe Berisha, para Homeland Justice, tha se sipas burimeve të tij, Hoxha ishte i infiltruar në xhami nga Policia Kriminale.