Atentati me vdekje në Krujë, kunati i Gentian Bejtjas ka punuar si shofer në Gjykatën e Apelit!

4 July 2023, 12:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati me vdekje në Krujë, kunati i Gentian Bejtjas ka punuar si
Viktima i atentatit të Krujës, Ramazan Sino

Viktima i atentatit të Krujës, Ramazan Sino mësohet se ka punuar më heret si shofer në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

29-vjeçari, i cili banonte në kryeqytet, ishte shkëputur nga puna në institucionin e drejtësisë. I riu u vra në një atentat mafioz në oborrin e vilën së kunatit të tij, Gentian Bejtja në fshatin Larushkë të Krujës.

Ai sapo kishte mbërritur në banesë dhe ndodhej në makinë me fëmijët e Gentian Bejtjas, autorët që kishin ndjekur lëvizjet e tij kanë qëlluar me breshëri plumbash sapo kanë dalë nga makina.

Ramazan Sino humbi jetën ndërsa dy nipërit e moshës 10 dhe 13-vjeç, të cilët u plagosën, ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë për jetën.



Video