FOTO/ Atentati mafioz në Krujë, ky është 29-vjeçari që mbeti i vrarë

4 July 2023, 09:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Atentati mafioz në Krujë, ky është 29-vjeçari
Ramazan Sino

Publikohet foto e Ramazan Sinos, 29-vjeçarit i cili mbeti i vdekur nga atentati që ndodhi pak pas mesnate në fshatin Larushk në Krujë, i cili kishte shënjestër Gentian Bejtjan.

I plagosur nga atentati mbeti edhe djali i këtij të fundit Alvi Bejtja si dhe një fëmijë tjetër. Ramazan Sino është kunati i Gentian Bejtjas.

Autorët kanë qëlluar nga dy lloje armësh me breshëri në derën kryesore të oborrit, nga një distancë rreth 35-40 metra.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gati 25 gëzhoja. Sipas burimeve mësohet se autoret kanë bërë pritë, ku e kanë pritur disa minuta jashtë banesës.

 


Video