DETAJE TË REJA/ Gentian Bejtja nuk ndodhej në banesë në momentin e atentatit (Pamjet nga vila)

4 July 2023, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE TË REJA/ Gentian Bejtja nuk ndodhej në banesë në
Foto montazh (Gentian Bejtja, Ramazan Sino)

Vox News ka siguruar pamjet nga shtëpia e  Gentian Bejtjas në Larushk të Krujës ku ndodhi atentati. 

Tre persona qëlluan me breshëri automatiku drejt oborrit të shtëpisë, ku mbetii vrarë kunati i Gentian Bejtjas, 29-vjeçarit Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.

Vox News mëson se Gentian Bejtja nuk ndodhej në banesë në momentin e atentait. 

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, Mariglen Haka, Durim dhe Valter Bami. 

Të tre këta persona janë lënë më pas të lirë.


Video