Sulmi kibernetik, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

21 July 2022, 14:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi kibernetik, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet
Foto ilustruese

Njësia C në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës kanë nisur hetimet për sulmin kibernetik ndaj platformave publike në Shqipëri.

Mësohet se hetimi ka nisur 3 ditë më parë.

Sulmet kibernetike në platformat online ndodhen përpara 5 ditëve. Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

Ky institucion bën thirrje për qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë, të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dyshimet janë për dy shtete, por ende nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar njërin.

 

 


Video