Hyri për t’u larë në det, 66-vjeçari pëson arrest kardiak dhe ndërron jetë

13 July 2023, 21:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hyri për t’u larë në det, 66-vjeçari pëson
Foto ilustruese

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë teksa ishte futur për t’u larë në plazhin e Golemit në Kavajë.

Sipas policisë, shtetasi nga Elbasani shfaqi probleme menjëherë sapo ra në kontakt me ujin. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

“Në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, bën me dije policia.


Video