Apeli ka rrëzuar pretendimet e Fredi Belerit për të shpallur të paligjshme përgjimet që u kryen ndaj tij një ditë para zgjedhjeve vendore për Bashkinë e Himarës.
Gjyqtari Florjan Kalaja miratoi si të ligjshëm vendimin e Shkallës së Parë që i bën vlefshme veprimet hetimore të Prokurorisë së Vlorës kundër Belerit.
Përgjimet ndaj Belerit si dhe sekuestrimi në flagrancë i shumë së parave dhe listës së votave për të cilat do të paguheshin, janë provat e forta të organit të akuzës.
Beleri ndodhet pas hekurave që prej 12 majit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Arrestimi i Belerit ka shkaktuar reagimin e fortë të shtetit grek që pretendon për shkelje të të drejtave të njeriut, por autoritetet shqiptare i janë përgjigjur duke deklaruar se çështja i përket tërësisht sistemit të ri të drejtësisë.