HISTORIKU/ Pse Suel Çela i urrente Çapjat e Elbasanit dhe donte t'i vr*ste!

29 Nëntor 2024, 08:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ardjan Capja/ Suel Çela

Përgjimet e SkyEcc dhe Encrochat kanë zbuluar se Suel Çela kishte nisur përgatitjet 6 muaj para, duke nisur kontaktet për të gjetur ‘dorasin’ që do ta eliminonte me snajper rivalin e tij.

Më 8 qershor 2020, Çapja u godit me snajper nga një distancë mbi 300 metra teksa kishte dalë në oborrin e banesës.

Në këtë ngjarje ai mbeti i plagosur rëndë.

SPAK thotë se ishte Suel Çela është organizatori dhe financuesi, ndërsa bashkëpunëtorë të tij janë Xhino Rokën, Marsel Rokën, Mario Çela, Klaus Matishi, Sergej Hasanpapaj, Ledio Zabeli, Fuad Verzivolli dhe Prekë Kodra autorë të kësaj ngjarje dhe zbardh rolin e secilit prej tyre në këtë vrasje të mbetur në tentativë.  

Sipas SPAK snjaperi me të cilën do të kryhej atentati u ble në Kosovë për 50 mijë euro. 

Pas krimit autorët dogjën makinën me armën brenda tek varrezat në lagjen Skënderbej.

E gjithë vrasja u koordinua nga grupi përmes Encrochat.

Historia e konfliktit të Suel Çelës dhe Çapjave

Konflikti mes Çapjave dhe Suel Çelës ka nisur kur babai i tij Petriti bënte vrap në zonën e quajtur “Krasta e Elbasanit”, anëtarët e fisit Çapja, "katnarët" kanë dashur ta vrasin.

Para vitit 2016, Sueli ka patur një urrejtje të theksuar për Florenc Çapjan, Bledar Muçën dhe Ardian Çapjan të cilin e quante si më kryesorin e Çapjave.

Sueli i referohej Florencit me nofkën "lepuri", Bledarit me "gollo" dhe Ardianit si "xhaxhi".

Kjo urrejtje, ka lindur që në momentin gë është vrarë Dritan Sheme e në vazhdim pasi Sueli megjithëse ka genë në moshë të re në kohën kur Dritan Sheme ishte gjallë dhe e kishte si idhull.

Për vrasjen e Dritan Shemes dyshohej që autor ishin anëtarët e familjes Çapja.

Sueli është ndjerè i provokuar nga anëtarët e fisit Çapja, edh pse ata nuk kishin ndermarrë veprime për te cënuar jetën e Suel Çelës apo anëtarëve të familjes së tij.

Atentati ndaj Ardjan Çapjas

Ardian Çapja u qëllua me snajper më 8 Qershor 2020 dhe mori një plumb poshtë supit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur Kraste.

Ai u dërgua në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një operacioni.

Ky ishte atentati i tretë ndaj tij. Atentati i parë i është bërë në janar të 2016. Ndërsa atentati i dytë i është bërë në dhjetor të 2017.

Autorët e qëlluan me kallashnikov, Çapjan pasi e kanë mbajtur survejim prej disa ditësh.

Por ata dështuan në planin për atentatin pasi u diktuan në kohë nga shënjestra.

Godeitja e grupit të Suel Çelës

Si drejtues i organizatës kriminale, ku ishin të përfshirë gjyqtarë, policë dhe gazetarë, raportohet se ishte Suel Çela.

Sipas SPAK, ai është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.

Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si; Mario Çela, Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), Marsel Shega (alias Bujar Shega), Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Xhino Roka, etj., ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve./VoxNews

Video