Hakerat publikojnë të dhënat e AKSIK, vjen thirrja e menjëhershme: Mos i publikoni, na dëmton në besimin me homologët

14 April 2023, 19:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hakerat publikojnë të dhënat e AKSIK, vjen thirrja e
Foto ilustruese

Ditën e sotme, grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajturi "Homelan Justice" ka publikuar email-et e punënjësve të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK). Si gjithmonë, folderat me të dhënat janë publikuar në grupin e tyre në rrjetin sociale Telegram.

Por, menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave konfidenciale, ka ardhur një njoftim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, e cila pas kërkesës së AKSIK, iu bën thirrje mediave që të mos i publikojnë.

AMA kërkon nga mediat audiovizve që të tregojnë përgjegjësi profesionale për mospërhapjen e të tilla informacioneve, pasi mund të dëmtojnë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të Autoritetit të Dosjeve me homologët.

"Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, përmes një shkrese zyrtare që ka adresuar në AMA, ka njoftuar se në  rrjetin Telegram, në  kanalin e publikimit të  Homeland Justice, më datë 06.04.2023, janë publikur email-et e nëpunësve të këtij Autoriteti. AKSIK tërheq vëmendjen për prezencën e dokumenteve zyrtare që i përkasin natyrës së punës dhe misionit të këtij Autoritetit, çka mund të dëmtojë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të AKSIK me homologët. Sa më sipër, duke qenë se AKSIK është një institucion që ka në fokus sigurinë e informacionit të klasifikuar, AMA kërkon nga redaksitë e OSHMA-ve që të tregojnë përgjegjësi profesionale, për mospërhapjen e të tilla informacioneve."- njofton AMA.

Hakerat publikojnë të dhënat e AKSIK, vjen thirrja e


Video