Julian Mërtiri dhe Tritan Hamitaj, avokatët e ish-ministrit i Mjedisit, Lefter Koka i kanë cilësuar si absurde akuzat e ngritura ndaj klientit të tyre në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.
Të ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top Neës, avokatët thanë se do të zhbëjnë të gjitha pretendimet e ngritura mbi zotin Koka, me provat që kanë në dispozicion.
Më tej ata shtuan se vendimet për ngritjen e Inceneratorit të Elbasanit, është kërkuar fillimisht nga Bashkia, ku më pas Ministria e Mjedisit ka kërkuar konsulencë tek të gjitha ministritë e tjera përkatëse dhe më pas vendimet janë marrë nga Komisioni, prej 7 anëtarësh, specialistë të fushës, pa patur asnjë influencë nga zoti Koka.
Në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, avokatët Julian Mërtiri dhe Tritan Hamitaj thanë se janë nënshkruar 84 shkresa nga i gjithë aparati qeveritar në 10 muaj, teksa qeveria kishte shpallur emergjencën mjedisore.
“Do zhbeëjme të gjitha pretendimet e ngritura nga Prokuroria në seancë. Akuzat e ngritura ndaj tij nuk qëndrojnë. Duam që seanca të jetë publikë.
Koka kërkoi ngritjen e një Komisioni me 7 anëtarë. Anëtarëty e Komisionit të ngritur nga Koka, specialistët më të mirë. Qeveria në vitin 2014 shpalli emergjencë mjedisore. Fillimisht kërkesën ministrit ia ka bërë Bashkia e Elbasanit për incenerimin e mbetjeve. Dhe më pas ministri ka bërë 8 mbledhje duke marrë dhe vendimet përkatëse.
Ministria e Mjedisit ka kërkuar konsulencë Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Turizmit, ku të gjitha kanë kthyer përgjigje pozitive. S’mund të abuzojë dikush që qartazi kërkon konsulencë. Është marrë miratimi nga të gjitha institucionet sepse ndryshe nuk mund të realizohej dhe në fund më pas është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Janë 10 muaj ku janë nënshkruar 84 shkresa, procedura është shumë e rregullt.
Ministri nuk mund të vendosë mbi procedurat, por është Komisioni ai që vendos. Shpërdorim detyrë është një vepër penale mbetëse, kur nuk i atribuohet asnjë vepër tjetër atëherë shkojmë tek akuza e përgjithshme “shpërdorim detyre”. Por, kur vërtetohet që nuk ka korrupsion nuk ka sens që të akuzohet për shpërdorim detyre.
Akuzat tek Koka është indirekte sepse të gjitha akuzat i atribuon komisionit. Janë nënshkruar 84 shkresa, ato janë puna e zotit Koka, por për këto shkresa nuk ka akuza nga Prokuroria. Shkresat janë nënshkruar nga të gjithë aparati qeveritar. Nuk është e vërtetë që shkresat kanë kaluar brenda një dite. Por, kur ka emergjencë mjedisore do të thotë që të gjitha institucionet të veprojnë me procedurë të përshpejtuar, por jo në ato shifra që kanë dalë në media.
Akuzat e ngritura nga Prokuroria janë absurde. Anëtarët e Komisionit kanë deklaruar se nuk e njohin Lefter Kokën dhe se kanë deklaruar se nuk ka patur aspak influencë nga ai në marrjen e vendimeve. Nuk ka asnjë indicie që ka të bëjë me influencën e Lefter Kokës në Komision” – u shrehën avokatët e Lefter Kokës.