Ish-këshilltari i Metës flet për inceneratorët: SPAK ka futur njerëz gabimisht në burg

14 April 2023, 18:24Aktualitet SHKRUAR NGA ENDRIT HABILAJ
Ish-këshilltari i Metës flet për inceneratorët: SPAK ka
Ilir Meta dhe Bledar Dervishaj

Juristi Ylli Manjani ka komentuar sot me një shënim në Facebook deklaratat e avokatit të Stela Gugalljas se çështja kundër klientes së tij është gjykuar një herë.  Manjani shpjegon se pse SPAK po kryen një shkelje kushtetuese.

Manjani kujton se të gjykosh një gjë të gjykuar më parë nuk lejohet prej 2000 vjetësh. Ish-ministri paralajmëron se kjo përbën një rrezik për gjithë qytetarët që nesër mund të gjenden në të njëjtën situatë si Gugallja, të gjykohen dy herë për të njëjtën çështje vetëm për t'u përçudnuar nga SPAK në emër të "drejtësisë popullore".

Ndërkohë, në debat ka ndërhyrë edhe Bledar Dervishaj, ish-këshilltar ligjor i Ilir Metës kur ky i fundit ishte President. Duke marrë si shembull rastin e të ndjerit të Enver Sheshi, Dervishaj vë në dukje se SPAK ka futur gabimisht njerëz në burg.

“Mund të kujtojmë edhe një rast tjetër edhe më të rëndë i ndjeri Enver Sheshi u ndalua me arrest me burg për evazion fiskal dhe krijimin e skemave me TVSH në dosjen penale të inceneratorit te Fierit. Ai i paraqiti Prokurorisë dhe Gjykatës vendimin e dënimit të Gjykatës së Tiranës për të njëjtin fakt dhe vepër penal me te cilin ai ishte dënuar dhe e kishte shlyer. As Gjykata Shkallës së Parë dhe as ajo e Apelit, nuk e morën parasysh, ndërkohë qe 10 ditë pas vendimit te apelit, ndërroi jetë në burg”, shkruan Dervishaj.

 

Ish-këshilltari i Metës flet për inceneratorët: SPAK ka


Video